Trafik ndërkombëtar kokaine, 57 të arrestuar në Itali. Mes tyre anëtarë të Ndrangheta

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 08:39 | Bota
Trafik ndërkombëtar kokaine, 57 të arrestuar në Itali. Mes

Pesëdhjetë e shtatë persona përfunduan nën arrest në rajone të ndryshme të Italisë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës nga Evropa Veriore dhe Spanja.

Operacioni u krye nga policia financiare dhe u koordinua nga DDA e Reggio Calabria. Policia ka konfiskuar asete për mbi 3.7 milionë euro.

Ndër të arrestuarit janë anëtarë të klaneve të “Ndrangheta-s” në zonën e Reggio Calabria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos