Dita botërore e zemrës, 50% e shqiptarëve me kolesterol të lartë, rrezik për probleme kardiake

Nga A2 CNN
29 Shtator 2023, 15:45 | Aktualitet

1 milion e 400 mijë shqiptarë ose 50% e popullsisë në vend vuan nga yndyrat e larta në gjak. Niveli i lartë i kolesterolerit apo dislipidemia siç njihet ndryshe, është faktori i dytë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes dhe kontrolle periodike pasi  zemra nuk fal. Në ditën botërore të zemrës , kardiologët tërheqin vëmendjen për kujdes edhe ndaj fëmijëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos