"Doktori më seksi në botë" theu të gjitha rregullat e koronavirusit

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 19:12 | Lifestyle

Doktori më simpatik dhe i komentuar, Mikhail Varshavski, i njohur si dr. Miki, po akuzohet gjerësisht në rrjete sociale për hipokrizi, pasi postoi disa fotografi, ku shfaqej duke festuar pa maska dhe pa distancim social për 31-vjetorin e tij.

Varshavski, i cili numëron 3.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 2.9 milionë në Facebook, prej muajsh ka apeluar për rëndësinë e mbajtjes së një maske për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Megjithatë, ai theu të gjitha rregullat për ditëlindjen e tij, pasi u shfaq në fotografi pa maska dhe ngjitur me 14 persona, shumica prej të cilave vajza me bikini.

Kujtojmë se Revista People e quajti atë, "Doktori më seksi në botë" në vitin 2015, dhe prej asaj kohe dr. Miki është një nga mjekët më të njohur dhe komentuar në rrjete sociale. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos