Drama italiane, prifti vetësakrifikohet për të shpëtuar një person më të ri

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 09:03 | Aktualitet
Drama italiane, prifti vetësakrifikohet për të shpëtuar

Ai ndërroi jetë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, por edhe sepse zgjodhi të vetësakrifikohej për një person tjetër.

Është fjala për priftin 72-vjeçar nga Casnigo, Bergamo, Don Giuseppe Berardelli, për të cilin “Tgcom24” shkruan se hoqi respiratorin e tij, të cilin ia kishte blerë bashkësia e tij famullitare, duke ia dhënë atë një personi më të ri që ishte në gjendje të rëndë. Dikush që as nuk e njihte.

Don Giuseppe Berardelli ndërroi jetë në spitalin Lovere. Deri tani, të paktën 30 priftërinj kanë ndërruar jetë në Italinë e shkatërruar nga Covid-19, nga të cilët të paktën 16 janë nga dioqeza e Bergamos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos