Duartrokitet ''Mik Festival'', muzika si një jehonë edhe për vendet e bukura që duhet të vizitoni

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 13:19 | Aktualitet
Duartrokitet ''Mik Festival'', muzika si një

‘‘Zanat’’ kënduan achapella në ishullin e Maligradit. Zëri melodioz, vendi i virgjër dhe pamja mahnitëse bëri që të pranishmit të shijonin këngët shqiptare dhe të huaja të kënduara nga 5 pjesëtaret e grupit.

Për këngëtaret që vinin nga Kosova ky festival u fali një kënaqësi të madhe. Edhe violinisti Olen Cezar ka performuar në Prespë. Për artistin shqiptar, i njohur në mbarë botën kjo ka shërbyer që ai të njihte edhe zonën e mrekullueshme të Prespës, ndërkohë që bën thirrje që ky vend të zhvillohet e promovohet.

Ministri i mjedisit dhe turizmit Blendi Klosi ka përgëzuar mbajtjen e këtij evenimenti, e po ashtu nga Prespa ka rrëfyer se ky vit turistik është më i suksesshëm se vitet e kaluara.

Sopranoja Inva Mula, njëkohësisht organizatore shprehet e kënaqur nga emocionet që ky aktivitet fali në Korçë, Kolonjë dhe Prespë. Të pranishëm ne këtë aktivitet kanë qenë dhe diplomatët amerikanë, gjermane, grek e suedez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos