Emanuele Ndoj u kthye nga një dëmtim i rëndë, por menjëherë është duke treguar një forma të jashtëzakonshme me Brescia-n në Serie B.
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit ishte protagonist kryesor në ndeshjen e fituar 4-1 nga Brescia ndaj Pordenone-s.
24-vjeçari realizoi dy gola të jashtëzakonshëm, të cilët nëse do të kishin autor Ronaldon apo Messi-n sot të gjitha mediat sportive do të ishin duke folur për to. (A2 Televizion)