“Vendi po vlon nga pabarazia”, Nazarko thirrje qeverisë: Duhej të kishit reflektuar kur ishin flamingot!

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 21:51 | Politikë
 

Gazetari Mentor Nazarko ka deklaruar se protestat e ditëve të fundit në Shqipëri lidhen me një ndjesi të thellë pabarazie shoqërore.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Nazarko paralajmëroi se pakënaqësitë mund të rrezikojnë edhe arritjet e qeverisë në procesin e integrimit europian.

Sipas tij, nëse qeveria do të kishte bërë veprime të shpejta që prej protestave të flamingove nuk do të ishim te protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

“Ka disa arritje në pikëpamje të subjektivitetit ndërkombëtar të Shqipërisë, por arsyeja pse kanë dalë njerëzit nuk lidhet me këtë. Madje arsyet pse kanë dalë njerëzit janë aq eksplozive saqë mund të shkatërrojnë këto të arritura, që është integrimi europian. Jemi në një situatë ku njëlloj si në verë ka temperaturë inkandeshente, temperatura të larta, del avull nga toka, për shkak të një ndijesie të thellë pabarazie shoqërore, për shkak të çmimeve të larta. Ka pabarazi në treg, në konkurrencë, në garë, raportet e shtetit me ekonominë. Në një atmosferë të tillë është shumë e lehtë të marrë zjarr. Kjo qeverisje s’e ka shfrytëzuar si duhet faktin që ka pasur një opozitë shumë të dobët. Kjo qeveri nëse do kishte lexuar që atëherë sinjalet e flamingove. Nëse do kishte bërë veprime të shpejta që atëherë ndoshta s’do të ishim këtu ku jemi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos