
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat, ku dy vëllezërit Ardit Hysa dhe Kristi Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.
Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por se pritet të nisen me urgjencë drejtë Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë, ndërsa tjetri me ambulancë.
Mbi ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila ka bërë me dije se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit dhe se po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
“Mat/informacion paraprak: Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Koliqit", në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë