Drifting në mes të Vlorës, i hiqet patenta dhe gjobitet me 75 mijë lekë

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 18:20 | Kronikë

Bazuar në disa pamje filmike, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit dhe shoqërimin e tij.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë i kanë tërhequr lejen e qarkullimit, drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Xh., si dhe e kanë ndëshkuar atë, me masën administrative 75.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme, në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos