Ne sot që punojmë, që punojmë e paguajmë taksa, tatime, tarifa, komisione, interesa, kamata… pasi të jemi rropatur një jetë të tërë, para se të arrijmë të vdekja, na është premtuar një e drejtë. Pensioni!
Por, sot, ne po punojmë pa e ditur se sa do të marrim në fund; po punojmë me shpresën se punëdhënësit tanë ndër vite do na i kenë paguar kontributet; po punojmë me shpresën se do të kemi plot vite të bardha për të kompensuar tërë ato vite që kemi punuar në të zezë; po punojmë e po mbajmë pensionistët tanë, me shpresën se nesër brezi tjetër do të punojë për të na mbajtur ne; po punojmë me shpresën se pensioni do të na mjaftojë e se nuk do t’i bëhemi barrë fëmijëve tanë.
Por teksa punojmë, po plakemi. E shumë po largohen. E shumë, jeta e vështirë dhe e kushtueshme, po i shtyn të bëjnë më pak fëmijë.
Pas shumë vitesh e sigurt është që do të jemi më të paktë e më të plakur. Po pensionet tona, sa e sigurt është e ardhmja për to? Në këto 31 minuta do të zbërthejmë tensionet e presionet mbi skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të tregojmë masat që mund të merren sa nuk është ende vonë. (A2 Televizion)