Infermieria po shihet si profesioni i mundësive jashtë vendit. Mbi 3 mijë të rinj zgjedhin çdo vit këtë program studimi me të vetmin qëllim, të largohen nga vendi për një jetë dhe punë më të mire, në një nga vendet e Europës.
Edhe ata që sapo kanë hyrë në auditoret e fakulteteve, synimet i kanë të qarta, me të marrë diplomën do të ikin.
Kryesisht, Gjermania është vendi që po tërheq punonjësit e kualifikuar të shëndetësisë shqiptare duke i joshur me standardin e jetesës atje dhe paga disafish më të larta. Afro 1500 infermierë ikin çdo vit nga Shqipëria, për t’u punësuar në spitalet e Europës.
Pavarësisht planit për rritjen e pagave, eksodi i punonjësve të shëndetësisë nuk njeh të ndalur. (A2 Televizion)