“Superleku” që fundosi euron - 31 Minuta

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 21:33 | 31 Minuta

Zhvlerësimi i euros përkundër forcimit të pandalshëm të monedhës kombëtare, duket sikur ka prodhuar një “superlek”. Një monedhë kombëtare e fortë do të ishte një lajm i mirë pasi do të tregonte forcën ekonomike të vendit, por kjo bëhet disi e vështirë të thuhet në rastin e Shqipërisë. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar në vend u këmbyen në lek dhe anasjelltas plotë 13.2 miliardë euro, shifër kjo gati sa 70 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Ndërkohë shifrat e analizuara në këtë “31 minuta” sugjerojnë se hyrjet e valutës së huaj në rrugë formale nuk e shpjegojnë dot mbiçmimin e lekut ndaj euros në tregun e këmbimit valutor gjatë muajve të fundit, duke bërë që ekspertët të drejtojnë gishtin nga trafiqet e paligjshme dhe krimi i organizuar ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos