E pabesueshme, peshkaqeni “patrullon” në breg

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 10:45 | Lifestyle

Një peshkaqen i bardhë është xhiruar duke notuar fare pranë bregut, disa metra larg një peshkatari që po qëndronte jashtë ujit.

Peshkaqeni i gjatë dy metra “patrulloi” bregun për dy orë në plazhin e Port Stephens, në Australi.

Fotografi Toby Nicol tha se nuk po i besonte syve kur kapi në dron peshkaqenin.

“Po patrullonte cekëtinën për dy orë dhe për pak sa nuk doli në rërë për një moment”, tha fotografi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos