“Edhe 100, Diktator!” Koreano-veriorët përkujtojnë ditëlindjen e liderit suprem

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 21:16 | Bota

Mijëra persona në Korenë e Veriut kanë përkujtuar ditëlindjen e babait të Kim Jong Un, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në temperatura -8 gradë Celsius. Sot Kim Jong Il, djali i themeluesit të shtetit të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, do të kishte mbushur 77 vjeç.

16 shkurti quhet edhe “Dita e Diellit që Shkëlqen” në vendin komunist, duke treguar edhe një herë adhurimin për liderin suprem. Sipas historisë zyrtare të shtetit aziatik, Kim Jong Il ka lindur në vitin 1942 në një kamp sekret në malin Paektu në Kore, por arkiva e ish-Bashkimit Sovjetik e kundërshton këtë pretendim dhe thotë se lideri koreano-verior ka lindur brenda territorit të saj, pasi prindërit kishin kaluar kufirit gjatë pushtimit të gadishullit korean nga Japonia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos