Përhapja e koronavirusit në Shqipëri ka krijuar një situatë të pazakontë. Ekonomia nuk bën përjashtim. Rritja e çmimeve, shtyrja e pagesave të kësteve të kredive, fondi i garancisë së premtuar nga qeveria dhe instrumentet se ku do të gjenden paratë për të mbështetur sektorin shëndetësor, për të bërë kompensimin e të punësuarve dhe për të mbështetur biznesin, janë çështjet e trajtuara në emision. Të ftuar: Ervin Resuli, ekspert për bujqësinë; Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme e Tatimeve; Andi Ballta, drejtori ekzekutiv në Abi Bank; Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave; Selami Xhepa, ekspert për ekonominë. (A2 Televizion)
Ekonomia, përballë rrezikut të koronavirusit
