Embargoja e BE-së ndaj naftës ruse, Peskov: Do të ketë ndikime negative në të gjithë botën

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 19:12 | Bota
Embargoja e BE-së ndaj naftës ruse, Peskov: Do të ketë

Rusia paralajmëroi të mërkurën se e gjithë bota do të vuajë pasojat e embargos së pjesshme evropiane ndaj importeve të naftës ruse dhe njoftoi se po kërkon tregje alternative për të minimizuar ndikimin e kësaj vetoje në ekonominë e saj, e cila do të jetë “jashtëzakonisht e dhimbshme”, sipas disa ekspertëve.

https://a2news.com/2022/05/31/arrihet-marreveshja-ne-keshillin-europian-ndalohet-eksporti-i-naftes-ruse-ne-be/

“Këto sanksione, natyrisht, do të prekin të gjithë kontinentin: evropianët dhe ne, dhe të gjithë tregun botëror të energjisë”, tha zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov.

Sipas tij, Rusia po kërkon të ridrejtojë në tregje alternative vëllimet e naftës që do të preken nga sanksionet evropiane.

https://a2news.com/2022/05/31/embargoja-e-be-ndaj-naftes-ruse-kremlini-ne-kerkim-te-tregjeve-te-reja/

“Këto janë veprime që do të minimizojnë pasojat negative”, theksoi zëdhënësi, i cili këmbënguli se “evropianët do të ndikohen shumë nga këto pasoja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos