Sulmoi me thika oficerët në Paris pa thënë asnjë fjalë, vritet nga policia

Nga A2 CNN
2025-02-26 11:26:00 | Bota

Sulmoi me thika oficerët në Paris pa thënë asnjë

Një burrë që mbante thika të cilat "i hodhi" mbi një ekip oficerësh policie "pa thënë asnjë fjalë" u vra nga policia mëngjesin e kësaj të mërkure në  Dugny  (Seine-Saint-Denis). Mediat franceze bëjnë të ditur se një nga oficerët e policisë përdori fillimisht një "armë elektrike", por pa efekt.

Një tjetër oficer më pas “përdori armën” duke plagosur burrin në gjoks, i cili ka ndërruar jetë pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. "Policët lokalë ndërhynë për një burrë të ulur në një stacion autobusi, me nga një thikë në secilën dorë. Kur mbërriti ekuipazhi, burri u hodh mbi ta, pa thënë asnjë fjalë”, shpjegoi policia franceze, e cila shtoi se edhe pse burrit me thika iu bë masazh kardiak deri në mbërritjen e zjarrfikësve, ai ndërroi jetë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos