Vlerësimi i Kievit: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Nga A2 CNN
2025-07-11 13:29:00 | Bota

Vlerësimi i Kievit: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë

Sipas vlerësimeve të Kievit pas përfundimit të luftës Ukrainës do t'i duhen miliarda për rindërtimin. Sipas kancelarit Merz Rusia duhet të mbulojë një pjesë të madhe të këtyre shpenzimeve.

Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. "Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve", tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.

Rreshti i parë nga e majta, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Olena Zelenska, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri polak Donald Tusk dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz pozojnë për një foto grupi me rastin e Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në qendrën e konventave La Nuvola në Romë.Rreshti i parë nga e majta, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Olena Zelenska, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri polak Donald Tusk dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz pozojnë për një foto grupi me rastin e Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në qendrën e konventave La Nuvola në Romë.

Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri evropian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.

Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë

Pjesa e parë e "Fondit për Ukrainën" do të menaxhohet nga Kievi dhe do të financohet përmes aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 460 miliardë euro.

Me këtë ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj Ukrainës.

Merz tha në Romë se "Rusia duhet të paguajë për këtë dëm dhe derisa të ndodhë kjo, Rusia nuk do të ketë qasje në asetet e saj të ngrira."

Pjesa e dytë e fondit me një vëllim prej gati 400 miliardë euro do të krijohet përmes investimeve private.

Gjermania do të blejë nga SHBA armatime për Ukrainën

Qeveria gjermane do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit "Patriot" për t'ia vënë ato në dispozicion Ukrainës. "Fola për këtë me Presidentin Trumptë enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij të na furnizojë me këto sisteme armatimi", tha Merz në Romë.

Ai nuk tha se sa sisteme synon të blejë Gjermania, por sipas një deklarate të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Selenski në shërbimin e mesazheve të shkurtra X Gjermania do të paguajë dy nga këto sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar Ukrainës financim për një sistem "Patriot"./ DW (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos