Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se nga shifrat paraprake të mbylljes së numërimit të votimit, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 1054 vota, ndërsa Partia Demokratike 458 vota.
Bëhet me dije se Bashkia e Pustecit kishte 8 kuti votimi dhe banorët aty gjatë zgjedhjeve të fundit kanë votuar majtas. (A2 Televizion)