
Kombëtarja e femrave e ka nisur me humbje rrugëtimin në Kampionatin Europian të vitit 2021.
Vajzat kuqezi u mundën në takimin e parë të kualifikueseve përballë Finlandës me rezultatin 3-0.
Takimi në “Elbasan Arena” u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, madje takimi nisi 30 minuta me vonesë për shkak të rreshjeve të dendura.
Kështu, vajzat e drejtuara nga trajneri Vioresin Sinani nuk mundën të dhurojnë asgjë përballë skuadrës nordike, e cila duket se gjeti terrenin e saj ideal.
Shqipëria e femrave do të luajë sfidat e radhës në muajin tetor. (A2 Televizion)