CR7, Messi dhe Van Dijk, kandidatët për çmimin “The Best”

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 14:12 | Futboll
CR7, Messi dhe Van Dijk, kandidatët për çmimin “The

FIFA ka njoftuar se kush do të jenë 3 kandidatët për çmimin e përvitshëm “The Best”, çmim që do të jepet në Milano, në datën 23 shtator.

Cristiano Ronaldo, Messi dhe Van Dijk ishin të përzgjedhurit e organizmit drejtues të futbollit botëror, të njëjtët që përzgjodhi edhe UEFA, që pak ditë më parë çmimin ia dorëzoi mbrojtësit holandez të Liverpool.

Edhe për çmimin e FIFA-s, favorite kryesor është Van Dijk.

Ndërkohë, kandidatët për trajnerin më të mirë të vitit janë Pep Guardiola (Manchester City), Jurgen Klopp (Liverpool) dhe Mauricio Pochettino (Tottenham). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos