Europa i kundërpërgjigjet SHBA në rast tarifash

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 20:37 | Ekonomi
Europa i kundërpërgjigjet SHBA në rast tarifash

Kina është padyshim shqetësimi më i madh global në edicionin e këtij viti të Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos në Zvicër.

Megjithatë, në vëmendje janë edhe tregtia amerikane dhe Brexit, për të cilat janë shprehur mjaft liderë.

Sakaq, Komisionerja Europiane për tregtinë, Cecilia Malmstrom u shpreh për një tjetër rrezik, në rastin kur SHBA do të vendosë tarifa nga Bashkimit Europian. Sipas saj, unioni do të kundërpërgjigjet në masë të barabartë.

“Shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Në marrëveshjen e firmosur nga Presidenti Junker dhe Presidenti Trump në Korrik këtë verë, ne u përpoqëm të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Ne po avancojmë, kemi bërë progres shumë të rëndësishëm në këtë drejtim dhe besoj se është një proces shumë pozitiv. Gjithashtu kemi thënë që nuk do vendosim tarifa ndaj njëri-tjetrit. Nëse kjo shkelet nga Shtetet e Bashkuara, do të duhet të përgjigjemi”, tha ajo.

Forumi Ekonomik Botëror është një takim i përvitshëm që nxit bashkëpunimin mes publikut dhe privatit mes liderëve politikë dhe të biznesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos