Ndihmoi Ergys Agasin, Apeli lë në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni

Nga Igli Çelmeta
4 Nëntor 2026, 15:40 | Kronikë

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni. Vendimi u dha nga gjyqtari Florian Kalaja, ndërsa Hyseni nuk ishte e pranishme në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i saj. Më herët ish drejtuesja e SHISH kishte apeluar masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO. Hyseni akuzohet për veprat penale nxjerrja e sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit.

SPAK dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët për çështjen e AKSHI-t, duke e pajisur këtë të fundit me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror.

Në pretendimet e saj para SPAK më herët, Hyseni ka deklaruar se kontaktet e saj sistematike me Agasin ishin në cilësinë e bashkëpunëtorit të SHISH, duke mohuar takimet nga afër. Sipas SPAK, biznesmeni diktonte dhe merrte informacionet që i duheshin nga Hyseni.

Një ditë më parë për të njëjtën çështje, gjyqtari Kalaja ndryshoi masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, i dyshuar se ka ndihmuar Ergys Agasin t’i shmanget arrestimit. Nga “arrest në burg” iu caktua “detyrim paraqitje”. Ndërsa për oficerin e policisë Fatjon Kalluçi u la në fuqi masa arrest në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos