Europa League, shorti vendos përballë Lazio - Sevilla

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 16:31 | Futboll
Europa League, shorti vendos përballë Lazio - Sevilla

Përpos Champions League, shorti vendosi sfida interesante edhe në UEFA Europa League. Lazio - Sevilla është dueli më i fortë i këtij raundi. Të kaltrit e Thomas Strakoshës sfidojnë një skuadër eksperte të këtij kompeticioni siç është Sevilla, e cila e ka fituar plot 5 herë këtë trofe.

Inter, i zbritur nga Champions League, do luajë përballë Rapidit të Vienës ndërsa Napoli, edhe ai me të njëjtin rrugëtim, do të ndeshet me zviceranët e Zurich. Në takimet e tjera, shorti rezervoi duele të lehta kryesisht për skudrat angleze, Chelsea dhe Liverpool.

Përballjet e fazës së 1/16-ave

Viktoria Plzeň - Dinamo Zagreb
Club Brugge - Salzburg
Rapid Wien - Inter
Slavia Praha - Genk
Krasnodar - Leverkusen
Zürich - Napoli
Malmö - Chelsea
Shakhtar Donetsk - Eintracht Frankfurt
Celtic - Valencia
Rennes - Real Betis
Olympiacos - Dynamo Kyiv
Lazio - Sevilla
Fenerbahçe - Zenit
Sporting - Villarreal
BATE Borisov - Arsenal
Galatasaray - Benfica (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos