Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 09:02 | Kronikë

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4

Policia e Fierit ka goditur një grup që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.

Në operacionin “Clean School”, kanë rënë pranga katër persona, të moshave 28 deri në 52 vjeç, ndërsa një 38-vjeçar është shpallur në kërkim. A2 CNN mëson se janë arrestuar ⁠Kevin  Bare, ⁠Dejvi Ferko, ⁠Marjus Zhaka dhe ⁠Taulant Çela.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u sekuestruan 2.9 kg kanabis, dy peshore elektronike dhe katër telefona celularë.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

Njoftimi i DVP Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean School”.

Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celularë.

Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.

Bazuar në provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Clean School”.

Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, konkretisht për shtetasit:

K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të katërt banues në Fier.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

DVP Fier vijon angazhimin për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, me fokus të veçantë parandalimin dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe komunitetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos