
Papa Leo XIV ka filluar një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine vetëm tri javë pas operacionit për kancerin në mushkëri, një turne që përfshin "kthimin në shtëpi" shumë të pritur në Peru, ku ai ishte prift për shumë vite.
Në udhëtimin e tij të gjashtë apostolik, Papa Leo XIV u nis nga Roma me një Airbus A330-900 të ITA Airëays. Ai do të mbërrijë në Montevideo, kryeqytetin e Uruguait pas afërsisht 13 orësh e gjysmë fluturimi. Në pistën e Aeroportit të Fiumicino-s, Papa përshëndeti autoritetet dhe zyrtarët përpara se të hipte në aeroplan, i cili u nis në orën 7:05 të mëngjesit.
Leo XIV do të qëndrojë në Uruguai deri më 8 nëntor. Programi, i publikuar nga Vatican Neës, përfshin takime me Presidentin Yamandú Orsi, autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, si dhe festime dhe aktivitete me botën e arsimit dhe komunitetet lokale.
Më 8 nëntor, Papa do të udhëtojë për në Buenos Aires , Argjentinë, ku janë planifikuar takime me institucione, botën e punës dhe të rinjtë.
Më 11 nëntor, ai do të niset për në Peru , duke vizituar Limën, Çiklajon, Kuskon dhe Pukalpën, me ndalesa kushtuar komuniteteve të Amazonës dhe besimtarëve. Kthimi i tij në Romë është planifikuar për më 17 nëntor . (A2 Televizion)