Europiani i Atletikës, Izmir Smajlaj tërhiqet për shkak dëmtimi

Nga A2 CNN
1 Mars 2019, 15:11 | Sporte të tjera
Europiani i Atletikës, Izmir Smajlaj tërhiqet për shkak

Izmir Smajlaj humbet Europianin e Atletikës. Vetëm pak çaste para fillimit të garës së kërcimit së gjati, në botërorin e Atletikës në Gllasgou të Skocisë, atleti shqiptar është tërhequr për shkak të një dëmtimi muskulor.

A2 CNN kontaktoi me Presidentin e Federatës dhe njëkohësisht trajnerin e Smajlajt, Gjergj Ruli, që pohon se ishin të detyruar të tërhiqeshin, pasi dëmtimi mund të bëhej edhe më problematik për sportistin. Smajlaj shihej si pretendent në garën e kërcimit së gjati, pasi në stërvitjet e kësaj jave sportisti shkodran kishte kërcyer 8.30m. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos