Familjarët tërheqin trupin e pajetë të Admir Muratajt

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 13:01 | Kronikë

Mëngjesin e sotëm familjarët morën nga ambientet e Mjekësisë Ligjore trupin e pajetë të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes në Rinas. Ditën e djeshme, bashkëshortja e Admirit në heshtje e mes lotësh pranoi se trupi i gjetur në Tapizë i përkiste bashkëshortit të saj.

Familjarët e grabitësit të vrarë ndërsa arratisej nga Rinasi, nuk pranuan se 47-vjeçari ishte organizator i goditjes spektakolare në pistën e aeroportit. Vëllai i tij tha se Murataj u përdor si vegël, përndryshe nuk do të ishte vrarë.

Trupi i të ndjerit u mbajt për disa orë në morgun e spitalit për të kryer autopsinë. Një plumb tejshpues në kokë ka qenë vdekjeprurës për një nga autoret e dyshuar të grabitjes me armë në Aeroportin e Rinasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos