Festimet në Argjentinë, jeta e Messit dhe shokëve në fije të perit

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 12:22 | Futboll
Festimet në Argjentinë, jeta e Messit dhe shokëve në fije

Për pak janë kthyer në tragjedi festimet e ekipit të Argjentinës në atdhe për fitoren e kampionatit botëror të futbollit në Katar.

Messi, Di Maria, Otamendi, Paredes dhe De Paul kanë rrezikuar seriozisht jetën teksa po parakalonin në rrugët Buenos Aires me autobus për të përshëndetur tifozët që kishin mbushur rrugët e kryeqytetit.

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1605108858451533824

Futbollistët ishin ngjitur në majë të autobusit, kur ai po ecte poshtë një kablloje energjie që kalonte nga njëri cep i rrugës te tjetri. Kablloja kaloi thuajse mbi kokat e kampionëve të cilët e panë në moment të fundit dhe u detyruan të përkuleshin për të shmangur një rrezik të mundshëm.

Ndërkohë që kryeqytetit argjentinas tashmë është në festë me miliona njerëz që kanë dalë në rrugë për të përshëndetur heronjtë e futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos