Fidel Ylli: Ende nuk ka një formulë të saktë se si do të funksionojnë bastet

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 23:40 | Aktualitet

Viti në të cilin ndodhemi është padyshim më i arriri në arenën sportive shqiptare, teksa nga kampionatet për të cilat njoftoheshim vetëm nëpërmjet mediave, sot jehona e sportistëve tanë po i kalon shkallët e pallateve të sportit e stadiumeve e po oshëtin deri në parlament. Mbështetja nga qeveria solli më shumë lekë për sportistët, më shumë shpërblime, një ligj për sportin dhe padyshim rezultate nga më të lartat. Sot përballemi me një tjetër sfidë që janë klasat sportive në shkolla në mënyrë që sportistët tanë që na përfaqësojnë të jenë vendas dhe jo të importuar. Në anën tjetër, viti që pason pritet të rikthejë bastet sportive pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, por jo ndalimi. Për të gjitha këto tema foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN Fidel Ylli, kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Yllin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos