Figura e “Babait të Kombit”

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 09:04 | Aktualitet

Jemi në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të themelimit të shtetit shqiptar është Ismail Qemali. Sa i vlerësuar, por edhe kritikuar, sot ekziston një boshllëk në studimet për lidershipin e tij. Cili ka qenë ndikimi i Ismail Qemalit në shtetformimin shqiptar dhe sa po zbatohet në ditët e sotme projekti nisur nga ai? Kritikët e tij pretendojnë se ai nuk qe i zoti që ta mbante gjatë pushtetin dhe nuk arriti të shmangte copëtimin e trojeve shqiptare. Për të hedhur pak më shumë dritë rreth figurës komplekse të Ismail Qemalit, në studion e “Dita jonë” ishte studiuesi Evarist Beqiri, botimi i fundit i të cilit është “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos