Fituesja më e re e lotarisë në Britaninë e Madhe, sot është me xhepat bosh, 18 vite pasi fitoi më shumë se 2 milionë euro, kur ishte vetëm 16 vjeç.
Callie Rogers, sot 33-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, i shpenzoi paratë me 3 operacione për rritjen e gjoksit, shumë festa të çmendura ku konsumohej drogë dhe 400 000 euro i shpenzoi me veshje të shtrenjta.
Gjithashtu, më shumë se 500 000 euro ajo ia dhuroi familjarëve dhe miqve të saj. Ajo ka deklaruar më parë se fitimi i lotarisë i shkatërroi jetën dhe ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje ndaj të rinjve që fitojnë shuma të mëdha në lotari. (A2 Televizion)