
Tre dekada më parë të gjendur të etur për të njohur autorët dhe veprat e ndaluara, rrallëherë diskutohej për përkthyesin.
Emri i tij zinte një vend të vogël në faqet e brendshme të librit. Këtë dekadë vëmendja është rikthyer te ai që e sjellë në shqip një vepër.
Emrat e përkthyesve më të mirë madje vendosen edhe në kopertinë si për të shënjuar se përkthyesi e ka vendi aty ku është edhe autori. Ndërsa bota letrare në Shqipëri është gati të presë edhe simpoziume për përkthimin.
Një i tillë ka marrë jetë në kryeqytet si nismë e shoqatës së përkthyesve shqiptarë. A ka përkthime të këqija apo janë redaktorët ata që duhet të kenë më shumë vëmendje kur vjen puna te origjinalitetit dhe e bukura e gjuhës shqipe? Kjo është një pyetje e vjetër, po aq sa edhe problematika që vetë botuesit hasin gjatë kësaj dekade.
Në simpoziumin e mbajtur në kryeqytet u bënë bashkë jo vetëm përkthyes, por edhe zëra të rëndësishëm të botës letrare.
Shoqata e përkthyesve shqiptarë u krijua gjatë pandemisë dhe ky është vetëm një nga simpoziumet e menduara që përcjell mendimin dhe sfidat mes radhëve të përkthimit. Por, kreu I kësaj shoqate siguron se të tjera simpoziume a konferenca shkencore do t’i dedikohen punë së vyer të përkthimit. (A2 Televizion)