Një ditë në plazhet e Dunkirk, ku të dëshpëruarit e botës kalojnë detin në kërkim të së ardhmes

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 12:28 | Aktualitet

Pamjet pothuajse artistike, por gjithsesi surreale nuk janë pjesë e një stërvitje ushtarake, por praktikisht përditshmëria e qytezave franceze përreth Dunkirk, jo larg kufirit me Belgjikën, ndërkohë edhe pika më e afërt që ndan kontinentin me brigjet angleze.

Duke filluar nga pranvera dhe deri në ditët e sotme, mijëra të dëshpëruar që vijnë nga vendet më të ndryshme të botës mblidhen për të kaluar kanalin e La Manche me anë të gomoneve, udhëtime të menduara në çdo detaj nga organizata që po përfitojnë shuma marramendëse me trafikun e qenieve njerëzore.

Çdonjëri prej tyre, i larguar nga lufta, persekutimi, por edhe thjesht nga skamja, paguan rreth 3 mijë paund për shpresën e një të ardhme më të mirë, të rinjtë për veten, më të moshuarit të paktën për fëmijët e tyre.  

Sipas statistikave, ky vit ka shënuar një rekord në ardhjen e emigrantëve me këtë itinerar të rrezikshëm. Nga fillimi i vitit deri më tani kanë ardhur më shumë se 35 mijë të tillë, ndërkohë që rekordi ishte 28.526. Prej tyre, sipas ministrisë së Brendshme britanike, të paktën 60 % janë me origjinë shqiptare.

https://a2news.com/2022/08/26/videoja-dramatike-kur-policia-franceze-ndalon-klandestinet-shqiptare-te-kalojne-ne-britani-dhe-iu-shpon-gomonen/

Qeveria e Londrës vendosi të dërgojë ilegalët në kampe qëndrimi në Ruanda, por ky vendim ndeshet me paditë e shumta në gjykatë që e cilësojnë si çnjerëzor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos