Prej disa javësh tashmë, fermerët e zonës së Lushnjës po protestojnë, duke derdhur në rrugë prodhimin. Nuk kanë treg, nuk mbulojnë kostot dhe investimi që kanë bërë në sera po iu shkon dëm. Gjithçka ndodh në një kohë kur në tregjet e brendshme të qyteteve, për një pjesë të mirë të produkteve bujqësore, konsumatorët ushqehen me import. Mungesa e financimeve është një ndër problemet e mëdha, që hasin fermerët shqiptarë. Aksesi i tyre në banka është i kufizuar, pasi bujqësia konsiderohet sektor me risk. Thirrja e programit IPARD të BE-së është ende e hapur. Por si mund të përfitohet? I ftuar: Ervin Resuli, ekspert për bujqësinë (A2 Televizion)
Fondet e bujqësisë, pse nuk arrijnë t'i përthithin fermerët?
