Rama tha se nuk do të japë dorëheqjen, reagon Berisha: E ke të humbur çdo betejë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 12:53 | Politikë

Rama tha se nuk do të japë dorëheqjen, reagon Berisha: E ke

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për agjencinë Reuters, ku ky i fundit u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave të studentëve dhe thirrjeve për largimin e tij.

I pyetur nëse qëndrimi i Ramës rrezikon ta çojë vendin drejt destabilitetit, Berisha deklaroi se kryeministri i ka të humbura betejat politike në situatën aktuale.

“Në një situatë të tillë, ju garantoj se Edi Rama e ka të humbur çdo betejë”, u shpreh Berisha.

Berisha i bëri thirrje Ramës të gjejë një zgjidhje për situatën, duke i kërkuar të mos përdorë policinë si “mish për top”. Ai gjithashtu u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që, sipas tij, nuk janë të përfshirë në krim dhe drogë, të japin dorëheqjen.

“E pa mbrëmë se kush ishin luanët e sheshbetejës. E pa! Mos të përdorë policinë si mish për top”, deklaroi Berisha.

Në vijim, kreu i opozitës u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mbështesin protestat studentore, të cilat, sipas tij, janë shtrirë në të gjitha qytetet e mëdha të vendit. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos