Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë vijon e përshkallëzuar, me incidente të regjistruara në disa zona të kryeqytetit, ku janë bllokuar disa nga rrugët kryesore.
Protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në qendër të kryeqytetit, ndërsa një pjesë e protestuesve janë përqendruar pranë godinës së Kuvendit, ku janë përplasur me policinë, që ka vepruar me gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Më herët, situata është tensionuar edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë regjistruar sulme dhe zjarrëvënie. Ndërkohë, protestuesit kanë shkatërruar edhe një kioskë pranë Muzeut Kombëtar.
Incidentet e fundit vijnë në ditën e tretë të protestave, të cilat kanë nisur me kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve dhe janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private.
Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një prononcim për “Reuters” ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.
(A2 Televizion)