Forca e Ligjit, Lleshaj: Puna vijon, së shpejti rezultatet

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 18:16 | Aktualitet
Forca e Ligjit, Lleshaj: Puna vijon, së shpejti rezultatet

Operacioni Forca e Ligjit po vazhdon dhe publiku do të shohë rezultatet. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndonëse i pyetur nga A2 CNN nuk pranoi të bënte të ditur se në ç’fazë ndodhen operacionet policore.

“Forca e ligjit është në vijim e sipër dhe do të shihni rezultatet e saj sa herë që ato do të jenë prezentë. E gjithë policia e shtetit do të jetë pjesë e operacionit “Forca e Ligjit” i cili do të njohë intensifikim serioz. Për operacionet në vijim nuk flas”.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Ministri foli edhe për ngjarjen e rëndë të Durrësit, ku u grabit një biznesmen dhe për lëvizjet në polici.

“Policia e shtetit po bën maksimumin e mundshëm. Me këtë rast dua të shpreh indinjatën e thellë për këtë akt të turpshëm dhe të rëndë kriminal dhe garantoj të gjithë opinionin publik se policia e shtetit dhe të gjithë organet e tjera të sigurisë do të bëjnë maksimumin e mundshëm për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të turpshëm”

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

“Lëvizjet në policinë e shtetit janë pjesë e menaxhimit të personelit dhe nuk janë shprehje e mosbesimit”

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Më herët, në ceremoninë e 106-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Lleshaj foli edhe për sulmet politike. Nuk u harruan edhe ata që kanë dhënë jetën. Por rezultatet e policisë kanë interpretime të ndryshme.

“Nuk jam i kënaqur nga arritjet e saj në vitet e fundit, për të cilat mund të diskutojmë një herë tjetër”.

Hysni Burgaj, ish-drejtor i Policisë së Shtetit

Gjatë ceremonisë u shpërndanë edhe certifikata karriere. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos