Fortnite, loja “falas” që ka arkëtuar 3.7 miliardë euro në dy vite

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 16:31 | Teknologji

Teorikisht, në versionin e tij bazë, është një lojë që luhet falas, për të gjithë ata që kanë një kompjuter, një PlayStation, apo X Box, por edhe në celular.  

Por Fortnite, loja që ka mbërthyer përballë ekranit 250 milionë të rinj dhe jo vetëm, vazhdon me arkëtimet rekord.

Vitin e fundit loja që ka revolucionuar zhanrin e “betejave” virtuale, ka fituar rreth 1.6 milionë euro, pas vitit 2018 ku arkëtimet kanë qenë 2.1 miliardë.

Por nga vijnë përfitimet e lojës? Përgjithësisht nga të ashtuquajturën “teserës së luftës”, një paketë që lejon lojtarët të ndërrojnë veshjet, disa tipe armatimesh dhe bonuse të ndryshme. Mesatarisht, është përllogaritur 7 lojtarë në 10 shpenzojnë rreth 85 dollarë secili.

Me këto shifra, nuk habitet askush që loja organizon një kampionat botëror të mirëfillte, ku çmimet arrijnë në 100 milionë dollarë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos