
Panairi i përvitshëm i teknologjisë në Las Vegas sjell risitë e fundit. Skena Globale për Inovacion, CES, nisi zyrtarisht punimet, por kompanitë patën njoftuar dhe më përpara disa nga produktet e tyre. Televizorët kanë një vend të veçantë në këtë panair.
Samsung zbuloi një model që sillet nga horizontal në vertikal, për një ekran që është zgjatim i smartfonit, një mënyrë që lehtëson shikimin e videove. Por disa kompani kane menduar dhe për bebet. Lumi nga Pampers është një pelenë e zgjuar. “Sensori i aktivitetit gjurmon automatikisht gjumin e bebes 24 orë në ditë, për 7 ditë në javë. Gjithashtu edhe gjendjen e pelenës dhe lagështinë”, tha Mandy Treeby, zëdhënëse e Pampers.
Shpikjet e tjera janë zhvilluar për të ndihmuar të moshuarit dhe ata që përkujdesen për ta. Pecola është një robot që kontrollon nëse gjërat janë mirë, dhe nëse të moshuarit kanë vështirësi ata kërkojnë ndihmë. Ndërsa pizhamet “E-skins smarts” kanë sensorë që mund të tregojnë kur një person rrëzohet.
Disa risi teknologjike janë vetëm për zbavitje, si roboti që thjesht dashuron të zotin. Bartesian, është një pajisje për koktej. “Është një proces 20-sekondësh, dhe vetë pastrohet në fund. Kështu nuk përzien shijet në koktejin e radhës”, thotë shpikësi, Ryan Close.
Të vegjël e të mëdhenj, të gjithë janë gati për pjesën e tyre në tregun e elektronikës. Risitë pritet të sjellin fitime deri në 422 miliardë dollar gjatë vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)