Presidenti turk, Tayip Erdogan prezantoi të premten makinën e parë të prodhuar totalisht në vend e cila është elektrike dhe pritet të pushtojë botën shumë shpejt.
Në ceremoninë e prezantimit, prodhuesit e makinës TOGG bënë me dije se synojnë të ndërtojë 175 mijë mjete të ngjashme në vit, në një projekt që pritet të kushtojnë 3.7 mld USD në 13 vite.
Projekti ka qenë prej kohësh një qëllim i presidentit Erdogan dhe partisë në pushtet AK për të treguar fuqinë ekonomike rritëse të vendit.
Erdogan, në fjalimin e mbajtur në ceremoni, u shpreh se qëllimi është që kjo makinë të mos shitet vetëm në Turqi, por të bëhet një markë botërore.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të një ëndrre 60 vjeçare të Turqisë që tashmë është kthyer në realitet. Kur të shohim këtë makinë të endet në të gjitha rrugët e botë, do jemi krenarë që e arritëm synimin tonë”, tha Erdogan para të pranishmëve.
Kreu i shtetit turk gjithashtu bëri me dije se infrastruktura e karikimit të makinave elektrike do të jetë gati në të gjithë vendin brenda vitit 2022. (A2 Televizion)