Fotografi të realizuara nga Agjencia LSA tregojnë plazhin e Gadishullit të Karaburunit të mbushur me pushues, një ditë pas stuhisë që përfshiu një pjesë të mirë të vendit. Në këto ditë të fundit të muajit gusht, turistët kanë zgjedhur të kalojnë ca ore relaksuese në ujërat e kristalta të Karaburunit, një prej zonave më të bukura të Shqipërisë.
I ndodhur 25 km larg Vlorës, plazhet e Karaburunit janë të arritshme edhe me anije dhe varka të vogla, që i ofrojnë pushuesve udhëtime fantastike ditore. Karaburuni ndan gjirin e Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej 15 km, e gjerësi 4,5 km. (A2 Televizion)