Gjueti mes mbeturinave për gurin e çmuar

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 15:00 | Fotolajme

Çdo vit, qindra gjuetarë smeraldesh gërmojnë mbi mbetjet që sjell lumi Las Animas në këmbët e Andeve lindore. Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i gurëve të çmuar dhe Muzo njihet si kryeqyteti botëror i smeraldeve.

Në qytetin minerar jetojnë 9000 banorë, një pjesë e mirë e të cilëve punojnë në minierë. Por mbetjet nga operacionet minerare zbresin në luginë përmes rrjedhës së lumit.

Gjuetarët shpresojnë (dhe shpesh janë me fat) të gjejnë mes llucës gurët e vegjël të çmuar me ngjyrë të gjelbër. Ata gërmojnë edhe me duar mes mbetjeve për të zbuluar xhevahiret e vegjël.

Smeraldet shiten në tregun me pakicë deri në 100 mijë dollarë për karat dhe gjuetarët kolumbianë gërmojnë në llucë duke ëndërruar që të gjejnë gurët e vegjël të gjelbër, për t’u pasuruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos