
Franca rrezikon rënien në Ligën B pas disfatës së regjistruar këtë të hënë përballë Kroacisë.
“Gjelat” u mundën minimalisht në shtëpi dhe mbetën të fundit në grup. Heroi i skuadrës kroate ishte Modric që ktheu në gol një penallti në minutën e pestë.
Edhe pse në fushë, Franca kishte yje botëror si Benzema, Mbappe e shumë të tjerë në fund nuk ia doli dot të shmangë humbjen.
Në ndeshjen tjetër, Danimarka mundi 2-0 Austrinë dhe mban kreun e grupit me 9 pikë, 2 më shumë se Kroacia dhe 5 më shumë se Austria e vendit të tretë. Ndërsa Franca mbetet e fundit me 2 pikë në 4 ndeshje. (A2 Televizion)