Këtë të dielë, në skenën e Teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ngjitet premiera e dramës nga Jeton Neziraj, në bashkëprodhim me Qendrën Multimedia të Prishtinës. Drama synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë dhe të përballë shoqëritë tona me temën e romëve, mitet mbi ta, ku racizmi e përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijën tonë. Autori Jeton Neziraj ishte në studion tonë për të na treguar më shumë mbi dramën e tij. (A2 Televizion)
“Gadjo”, drama premierë te “Kujtim Spahivogli”
