
“Dhëmbë për dhëmbë” për një vend në Champions League. E tillë është gara në Premier League me Chelsea, Leicester dhe Manchester United që luftojnë për dy biletat e fundit.
Pas “Bluve të Londrës”, maksimumin nga ndeshjet e morën edhe dy skuadrat e tjera. Leicester triumfoi 2-0 përballë Sheffield Utd, ndërkohë që me të njëjtin rezultat fituan edhe “Djajtë e Kuq” në takimin kundër Crystal Palace. Dy javë nga fundi i kampionatit anglez skuadra që rrezikon është Manchester United pasi renditet në vendin e 5, me pikë të barabarta me Leicester, por me golavarazhin në disfavor.
Pikërisht këto dy skuadra do të takohen bashkë në javën e fundit, në sfidën që do të përcaktojë se cili ekip do të luajë në Champions, sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)