
Pasi përfundoi huazimin në elitën e futbollit austriak, ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë, Giacomo Vrioni u kthye te Juventusi.
Megjithatë, qëndrimi te bardhëzinjtë nuk do të jetë i gjatë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare pritet të nisë një aventurë të re, në elitën e futbollit amerikan.
Interes për 23-vjeçarin ka shfaqur New England Revolution, një prej skuadrave më të mira të Major League Soccer.
Negociatat ndërmjet klubeve kanë nisur dhe pritet formalizimi i marrëveshjes për 3,8 milionë dollarë, plus bonuse.
Vrioni do të zëvendësojë polakun Buksa, i transferuar te Lens, teksa do të jetë mes tre lojtarëve më të paguar të skuadrës nga Bostoni. (A2 Televizion)