
Një lokal në Tajlandë iu ofron klientëve të tij të provojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme teksa iu ofron ëmbëlsirat e shijshme dhe të veçanta përkrah gjarpërinjve, hardhucave dhe merimangave helmuese.
Kafeteria Fangs u hap në muajin dhjetor dhe pjesa më e madhe e reptilëve që ndodhen aty janë një ‘koleksion’ i mbledhur prej pronarit të saj Yap Ming Yang prej 20 vitesh.
Për shumë klientë kjo është një përvojë e paharrueshme, ndërsa shumë të tjerë që kanë guximin të provojnë një ëmbëlsirë në këtë lokal qëndrojnë të ngrirë përgjatë gjithë kohës të qëndrimit.
Stafi i lokalit përveçse të shërbejë në mënyrë të kulturuar është trajnuar edhe të përgjigjet rreth pyetjeve që klientët kanë për reptilët që ndodhen në çdo cep. (A2 Televizion)