Gjermania njeh patentat, konvertimi do të bëhet pa provime shtesë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 09:29 | Aktualitet

Patentat e shoferëve shqiptarë, të Shqipërisë dhe Kosovës, tashmë njihen dhe në Gjermani. Projektligji në fjalë u kalua me sukses në të gjitha parlamentet e landeve (rajoneve) të Gjermanisë dhe Bundesrat (këshilli legjislativ i 16 landeve gjermane). Në “Ditari” ndamë një bisedë përmes Skype nga Gjermania me një nga zërat më të dëgjuar në forcën më të madhe politike në Gjermani, Besnik Kelmendi. Prej 27 vitesh tashmë, ai jeton në Gjermani dhe është zyrtar në Qeverinë e Republikës Nordrhein-Westfalen dhe asamblist në kuadër të CDU-së, në qytetin Essen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos