Gjithçka e mbyllur, Tirana bën goditjen e parë në merkato

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 17:02 | Futboll
Gjithçka e mbyllur, Tirana bën goditjen e parë në merkato

Mungon vetëm zyrtarizimi! Albano Aleksi pritet të jetë përforcimi i parë i Tiranës në merkaton e verës.

Pasi prishi kontratën me Teutën, mesfushori fierak ka gjetur menjëherë klubin e ri dhe burime për A2 CNN tregojnë se janë bardheblutë e kryeqytetit.

Dy palët kanë arritur marrëveshjen dhe shumë shpejt klub i Tiranës pritet ta zyrtarizojë si përforcimin e parë në radhët e skuadrës.

Albano Aleksi fitoi gjithçka me ekipin durrsak në dy vitet e fundit, përmendim këtu titullin kampion, një Kupë Shqipërie dhe dy Superkupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos